Prokuroria e Krimeve të Rënda do të zgjasë edhe 3 muaj hetimet për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Afati për përfundimin e hetimeve për ish-ministrin do të skadonte ditën e nesërme, më 17 janar.
Shkak për shtyrjen e hetimeve janë bërë sërish letërporositë. Më herët, prokurorët e dosjes kanë dërguar letërporosi në Itali, ku kërkojnë informacione nga Prokuroria e Katanias dhe një tjetër në Malin e Zi.
Hetimet ndaj ish-ministrit nisën në tetor të vitit të kaluar, ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur disa herë afatet, pasi nuk ka mundur të sigurojë të gjitha provat që implikojnë Tahirin në trafikun e drogës me Habilajt.
Ndërkohë një javë me parë grupi i prokurorëve vendosi ndarjen e dosjes dhe dërgimin në gjyq për 9 të pandehur, mes të cilëve edhe Habilajt për katër akuza.
Aktualisht kanë mbetur në hetim tre ish-drejtues të policisë dhe ish-ministri i Brendshëm, të cilët akuzohen se kanë qenë pjesë dhe kanë ndihmuar në trafikun ndërkombëtar të lëndës narkotike.
Ndërkohë në fund të 2018-ës, pas hetimeve prej më shumë se një viti, prokuroria italiane tha se nuk ka gjetur prova që implikojnë ish-ministrin shqiptar të Brendshëm, duke kërkuar arkivimin ose mbylljen e çështjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje