Komunitet

Krimi kibernetik u shtua në pandemi, një në katër gra ka marrë të paktën një foto të padëshiruar

Një studim i ri i kryer nga Bumble, aplikacioni i takimeve ka zbuluar se një në katër gra beson se numri i incidenteve kibernetike është rritur gjatë pandemisë.

Aplikacioni e bëri këtë studim për ta përfshirë në fushatën e re, ku i bën thirrje qeverisë britanike të bëjë një ligj të ri për të kriminalizuar dërgimin e imazheve të padëshiruara të organeve gjenitale.

Ai zbuloi se, në vitin e kaluar, gati gjysma e grave (48 për qind) të moshës 18 deri në 24 vjeç morën një fotografi që nuk e kërkuan.

Statistikat tregojnë mungesën e sigurisë që shumë gra ndiejnë në hapësirat online.

Nga 1793 të anketuar, gjysma e grave pretendojnë se janë ndjerë të fyera në internet ndërsa një në katër raportojnë se janë ndjerë të dhunuara nga personat që ju kanë dërguar fotografi të padëshiruara në rrjetet sociale.

Përveç kësaj, sondazhi zbuloi se 95 për qind e grave nën moshën 44 vjeç besojnë se duhet bërë më shumë për të ndaluar dërgimin e imazheve të pa kërkuara nudo në internet.

Fushata e re e Bumble, #DigitalFlashingIsFlashing, po u bën thirrje ligjvënësve të njohin krimet kibernetike të njëjta me krimet në jetën reale në Angli dhe Uells, njësoj si në Skoci ku krimi kibernetik ka më shumë se një dekadë që është një vepër penale.

Duke bashkuar forcat me UN Women, Bumble synon të mbajë konsultime parlamentare ndërpartiake me politikëbërësit kryesorë dhe ekspertët kryesorë për të shkuar drejt legjislacionit dhe zgjidhjeve parandaluese për t’i dhënë fund sulmeve kibernetike.

Whitney Wolfe Herd, Themelues dhe CEO i Bumble tha se tani më shumë se kurrë, “ne kalojmë një pjesë të konsiderueshme të jetës sonë në internet dhe megjithatë nuk kemi arritur të mbrojmë gratë në hapësirat online”.

“Ngacmimet në internet janë një formë e pamëshirshme, e përditshme ngacmimi që bën që viktimat, kryesisht gra, të ndihen të shqetësuara, të dhunuara dhe të cenuara në internet në tërësi. Është tronditëse që në këtë kohë dhe epokë ne nuk kemi ligje që i detyrojnë njerëzit të japin llogari për këtë”.

Claire Barnett, Drejtoreshë Ekzekutive e UN Women në Mbretërinë e Bashkuar shtoi duke thënë se ngacmimi në internet, ashtu si format e tjera të ngacmimit seksual, ndikon shumë në jetën e grave dhe vajzave.

Burimi: The Independent. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë