Futboll

Kristiano Ronaldo edhe një vit me Juventusin, pastaj te Sportingu

Kristiano Ronaldo i dha fund “agjerimit” në ndeshjen me Udinezen, ku shënoi 2 gola në përmbysjen e Juventusit nga 1-0 në 1-2. Ishte ky dygolësh i portugezit që largoi skuadrën dhe trajneri Andrea Pirlo nga telashet e mëdha. Shtypi italian ndërkohë ka zbuluar një skenar në lidhje me të ardhmen e Ronaldos.

Me shumë mundësi, Kristiano Ronaldo do të respektojë deri në fund kontratën me Juventusin, që i skadon në 2022-shin, dhe më pas do të firmosë një kontratë dyvjeçare me Sportingun e Lisbonës, skuadrën ku u rrit dhe u lançua në futbollin e madh. Portugezi dëshiron që ta mbyllë karrierën e tij të gjatë në “shtëpi”.

Ronaldo feston një nga ndaj Interit. Gazeta Si, 3 maj 2021

Kohët e fundit ka pasur shumë zëra për largimin e Ronaldos nga Juventusi. Fillimisht u fol për një rikthim të mundshëm te tij te Real Madrid, më pas te Mançester Junajtid, si dhe për një kalim të mundshëm te PSG-ja. Por të gjtiha këto variante kanë mbetur në kuadrin e fjalëve dhe gjasat më të mëdha janë edhe për një vit bardhezi të sulmuesit veteran. Pastaj, Sportingu i Lisbonës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë