Në Dubai janë dhënë çmimet “Globe Soçer Awards 2020”, çmime për protagoistët e futbollit botëror të sezonit të fundit, por edhe të viteve 2000. Kristiano Ronaldo është zgjedhur nga juria “Lojtari më i mirë i shekullit”, duke mundur kështu rivalin e përjetshëm, Lionel Mesin. “Klubi më i mirë i shekullit” është zgjedhur Real Madridi.
Çmimin “Lojtari më i mirë i vitit” e ka fituar sulmuesi i Bajern Mynih, Robert Levandovski. Nga bavarezët vjen edhe “Trajneri më mirë i vitit”, Hansi Flik. Sa u takon çmimeve të tjera të 20 viteve të fundit, Guardiola është nominuar si trajneri më i mirë dhe Horge Mendes si agjenti më i mirë. Çmim për karrierën kanë fituar Zherard Pike dhe Iker Kasilas.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje