Situata në Ukrainën lindore po “përkeqësohet”, por çdo “provokim” nga autoritetet ukrainase për të zgjidhur situatën në Donbass me përdorimin e forcës, do të “shtyhet”.
Kështu deklaroi shefi i Shtabit të Përgjithshëm rus, Valery Gerasimov në një konferencë për diplomatët e huaj ushtarakë. Ndërkohë, presidenti amerikan Joe Biden do të konsultohet me vendet e Evropës Lindore aleate të NATO-s për krizën mes Rusisë dhe Ukrainës.
“Shpresojmë të jemi në gjendje të shpallim takime në një nivel më të lartë deri të premten, – tha presidenti amerikan, – jo vetëm me ne, por edhe me të paktën katër aleatë të rëndësishëm të NATO-s dhe Rusinë, për të diskutuar shqetësimet e Rusisë dhe për të parë nëse mundemi apo jo të gjejmë zgjidhje për të lehtësuar tensionet përgjatë frontit lindor”.
Putin përsëriti kundërshtimin e tij ndaj hyrjes së Ukrainës në NATO, sepse kjo do të “përfshinte padyshim vendosjen e kontigjenteve të rëndësishme ushtarake, bazave dhe armëve që na kërcënojnë”. Presidenti rus më pas shtoi: “Ne po punojmë me supozimin se shqetësimet tona dëgjohen të paktën këtë herë”.
Pas një takimi me ministrin e Jashtëm francez, ministrja e re gjermane Annalena Baerbock tha: “Rusia do të paguante një çmim të lartë politik, veçanërisht në anën ekonomike, për një shkelje të re të sovranitetit ukrainas. Integriteti dhe sovraniteti i Ukrainës nuk janë e negociueshme”.
Peter Stano, zëdhënësi i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, shpjegoi se “për momentin është e parakohshme të spekulohet mbi llojin e regjimit të sanksioneve që mund të miratohen kundër Rusisë në Ukrainë. Ministrat e Jashtëm që takohen në Këshill do të diskutojnë të hënën që vjen. Tani, të gjitha përpjekjet tona janë të përqendruara në faktin se ne duam të parandalojmë çdo veprim të Rusisë, duam të parandalojmë një pushtim ose shkelje të integritetit territorial të Ukrainës”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje