Bota

Krizë urie vdekjeprurëse, Kim njofton “marshimin e mundimshëm” për koreano-veriorët

Kriza ekonomike në Korenë e Veriut duket të jetë e tmerrshme, nëse Kim Jong-un ka vendosur ta krahasojë me atë të viteve 1990, kur uria vrau qindra dhe mijëra njerëz.

I ashtuquajturi “Marshalli”, ka folur në një konferencë me 10.000 sekretarëve e celulave të partisë, duke pranuar se vendi po përballet me “shumë vështirësi dhe pengesa” dhe duke paralajmëruar se një “marshim i ri i mundimshëm, do të jetë i nevojshëm për të lehtësuar qoftë edhe pak situatën e masave”.

“Marshim i mundimshëm” është shprehja e përdorur në gjuhën e regjimit për të përshkruar krizën e viteve 1990.

Në atë kohë u vlerësua, se të paktën 225,000 koreano- veriorë humbën jetën nga uria, me një popullsi prej rreth 24 milionë banorë.

Agjencitë humanitare, zbuluan, se si rezultat i kequshqyerjes, koreano-veriorët ishin mesatarisht 3-8 centimetra më të shkurtër se koreano-jugorët (një ndryshim që padyshim nuk mund të lidhet me gjenetikën, pasi ndarja e dy popullatave është vetëm politike).

Përsëri në vitin 2012, Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së, i pranishëm me punonjësit e tij të ndihmës në Veri, zbuloi se, një në tre fëmijë ishte i keq ushqyer.

Tani, në Phenian nuk ka më ekspertë të “Pam”-it, që janë tërhequr, sepse situata, me kufizimet për shkak të përmbajtjes së koronavirusit, ka shtyrë pothuajse të gjithë banorët e huaj të largohen nga vendi.

Kriza aktuale, është për shkak të katër faktorëve:

1)sanksionet ndërkombëtare kundër programit bërthamor dhe raketor të regjimit;

2) shpenzimet për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e forcave të armatosura;

3) përmbytjet e vitit të kaluar;

4) mbyllja e plotë e kufirit me Kinën e dekretuar që nga janari 2020 për të ndaluar infeksionin viral.

Tregtia midis Phenianit dhe Pekinit vlerësohet të ketë rënë me 90%; kontrabanda u ndalua gjithashtu, nga frika e importimit të Covid-19.

Rojet e kufirit u urdhëruan të qëllonin pa paralajmërim, për të vrarë këdo që përpiqej të kalonte.

Kim u ka thënë kuadrove të partisë të organizojnë një “Marshim të mundimshëm” të ri: domethënë të rezistojnë me çdo kusht.

Sipas analistëve, “Marshalli”, duke thënë publikisht se situata është serioze, e ka kaluar përgjegjësinë e menaxhimit tek vartësit.

Seo Jae-pyoung, Sekretari i Përgjithshëm i refugjatëve të Koresë së Veriut në Seul, i tha “Nk News”:

“Marshim i mundimshëm do të thotë të vdesësh nga uria, regjimi nuk ka ushqime për të shpërndarë te popullata, të gjithë do të duhet të përpiqen të shpëtojnë veten e tyre”.

Një tjetër levë në dorë të Kim-it, është ajo e tensionit ndërkombëtar: ai gjithmonë mund të fajësojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkaktimin e katastrofës ekonomike me sanksione.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë