Ne rrjet

Kroacia haptazi në mbrojtje të Kosovës: Serbia po sillet si ujk

Që nga fillimi i tensioneve në Veri të Kosovës, për shkak të vendosjes së reciprocitetit të targave nga qeveria e Albin Kurtit, ndër vendet e pakta që ka dalë haptazi në mbrojtje të Prishtinës, duke i kërkuar haptazi Serbisë të ndalë provokimet, ka qënë Kroacia.

I gjithë spektri politik në Kroaci, i nxitur edhe nga marrëdhëniet e tensionura me Serbinë, i ka kërkuar Perëndimit të mbështesë Kosovën, duke akuzuar Beogradin për destabilizimin e rajonit.

I fundit që ka reaguar ka qënë kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviv, i cili i bëri thirrje Serbisë të vijë në vete dhe të mos rrisë më tej tensonet në kufirin me Kosovën.

“Në të gjitha forumet ndërkombëtare, qëndrimi i Kroacisë ka qenë gjithmonë se duhet të mbizotërojnë mesazhet e qetësimit të tensioneve dhe zvogëlimit të tensioneve duhet të mbizotërojnë”, u tha Plenkovic gazetarëve. Situata u komentua edhe nga presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic, i cili u tha gazetarëve në Split se situata në Kosovë nuk e rrezikon drejtpërdrejt Kroacinë, por se vendi i tij po vëzhgon marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës. Sipas tij, Serbia po sillet “si një ujk” që pavarësisht gjithçkaje do të sulmojë delet.

Ai deklaroi se Kosova iu përgjigj reciprokisht masave që Serbia ka aplikuar për 20 vjet.

“Situata në Kosovë nuk na rrezikon, por ne po e vëzhgojmë me kujdes. Nuk besoj se Kosova do të njihet së shpejti nga shtetet tjera të BE-së, pas katyre tensioneve, por gjithashtu mund të bëj thirrje për de-përshkallëzim. Kosova me kokëfortësi kërkon të njëjtën masë për automjetet që vijnë nga Serbia sepse qytetarët me targa të Kosovës nuk lejohen të kalojnë nëpër Serbi. Kush po provokom këtu?. Ujku gjithmonë do t’i kapë delet, sepse është ujk”, komentoi ai.

“Ne kemi një rajon të paqëndrueshëm dhe një shtet që flet për botën serbe”, shtoi presidenti kroat.

Ai vlerësoi se si Beogradi ashtu edhe Prishtina do ta kenë të vështirë të “përparojnë më tej drejt Bashkimit Evropian” në këtë formë, por se situata është më e vështirë për Kosovën, e cila nuk është njohur nga të gjithë anëtarët e BE-së.

Një qendrim më të ashpër ka mbajtur ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesic, i cili ka deklaruar se Serbia vazhdon ta mbajë kokën lart pavarësisht se ka dështuar me përpjekjet e saj që të mbajë rajonin nën kontroll nëpërmjet provokimeve të vazhdueshme. Megjithatë, sipas tij, ajo duhet të kuptojë se më “nuk mund ta pushtojë Kosovën me ushtrinë e saj, e as nuk mund t’i imponojë Kosovës zgjidhje”.

Joint press point. The President of Croatia, Stjepan Mesic.

“Vështirësia e rajonit tonë është se Serbia, si shoqëri, nuk ka pasur të njëjtin sukses si gjermanët pas Luftës së Dytë Botërore. Nuk e kanë kuptuar se kanë ndjekur ide që kanë qenë të paarritshme. Gjermanët kanë ulur kokën. Serbia, për fat të keq, nuk e ka ulur kokën. Ajo e akuzon Millosheviçin, jo sepse ai ka shkuar në luftë, por sepse nuk e ka fituar luftën. Askush në Serbi nuk guxon të thotë se Kosova është çështje e mbyllyr për Serbinë. Serbia, as nuk mund ta pushtojë Kosovën me ushtrinë e saj, as nuk mund t’i imponojë Kosovës zgjidhje të saj”, ka thënë Mesiç në një intervistë për Radio Evropën e Lirë.

Sipas tij, Serbia nuk mund të çlirohet nga synimet për shtet të madh. Sipas tij, Beogradi mund të ndiqte një politikë ndryshe ndaj Kosovës, pork a ndjekur rrugën më të gabuar të mundshme.

“Kosova është e njohur në masë të madhe. Të tjerët që nuk e kanë pranuar, do ta njohur. Kjo shkon me rrjedhën e vet. Do të ishte mirë sikur të kishte më shumë informacione në Serbi, që shoqëria të kuptojë se politika e Sllobodan Millosheviçit ka qenë e gabuar dhe tani duhet pranuar realiteti. Dhe, realitet është pavarësia e Malit të Zi, pavarësia e republikave të tjera që janë bërë të pavarura pas rënies së Jugosllavisë, por realitet është edhe ekzistenca e Kosovës”, ka deklaruar ish-presidenti kroat.

Sipas tij, nëse Serbia nuk mund ta njohë Kosovën, ajo mund të lejojë që të ketë kufij normalë e pa probleme.

Çështja e tensioneve në mes të Kosovës dhe Serbisë është shtuar edhe  më shumë me vendosjen e tankeve dhe avionëve serbë në kufi, duke detyruar KFOR-in të vendosej në Veri për të shmangur tensionet e mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë