Gjashtë fshatra të Malësisë së Krujës vazhdojnë prej më shumë se 48 orësh të jenë të bllokuara.
Ndonëse reshjet e dëborës kanë qenë të papërfillshme gjatë natës së kaluar këto fshatra vazhdojnë të jenë të bllokuara nga akullt dhe ngrica në rrugë.
Ndonëse sipas Bashkisë Krujë një kamionçinë e bashkisë dhe disa punëtorë të saj dolën pasditen e djeshme për të hedhur kripë e skorje në rrugë, asgjë konkrete nuk u bë.
Konkretisht, fshatrat Bruz Mal, Bruz Zalle, Cudhi Kamp, Cudhi Zalle, Rranzë dhe Parku Kombëtar i Qafshtamës vazhdojnë të jenë të bllokuara e të izoluara.
Nuk dihet për sa kohë do vazhdojë ky bllokim për banorët e këtyre fshatrave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje