Ne rrjet

Kryebashkiakët e Berlinit, Madridit e Vjenës viktima të mashtrimit digjital me Vitali Klitchko

Gazeta Si – Lufta në Ukrainë po zhvillohet mes të tjerash edhe në bazë të dezinformatave.

Kështu deklaroi Vitaly Klitschko, kryebashkiaku i Kievit, duke njoftuar një sulm mjaft të veçantë që i atribuohet rusëve: “Disa kryebashkiakë evropianë janë kontaktuar nga një kryebashkiak i rremë i Kievit, i cili tha gjëra absurde”.

Viktimat e mashtrimit digjital ishin qytetarët e parë të Berlinit, Madridit dhe Vjenës, të cilët konfirmuan se kishin folur në një video-telefonatë me një njeri që pretendonte të ishte Klitschko, duke përdorur teknologjinë e rreme.

Stafi i kryebashkiakes së Berlinit, Franziska Giffey, raportoi se e shkëputën telefonatën pasi u bënë dyshues pas komenteve dhe pyetjeve të çuditshme nga kryebashkiaku i rremë.

Gjithçka nisi me një ftesë për një videokonferencë, me Klitschkon të telefonuar nga kryetarët e bashkive nga një adresë emaili false.

Këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i bashkisë së Madridit, José Luis Martinez-Almeida.

Në atë moment, duke përfituar nga mbështetja e kryebashkiakëve evropianë në Kiev, “me ndihmën e teknologjisë ‘Deepfake’, fajtori foli me ta duke u shtirur si unë”, shpjegoi kryebashkiaku i Kievit në Telegram.

Mashtruesi filloi të ngjallte dyshime, kur përpara kryetares së Bashkisë së Berlinit drejtoi gishtin drejt refugjatëve ukrainas në Gjermani, të cilët dyshohet se po përfitojnë nga shërbimet sociale gjermane kur duhet të kthehen në Ukraina për të luftuar.

Më pas, video-telefonata në platformën “Webex” u ndërpre edhe pse – siç tha Giffey për ‘The Guardian’ – “nuk kishte asnjë shenjë se videokonferenca nuk ishte mbajtur me një person real”, duke pasur të njëjtin zë dhe të njëjtën fytyrë si Klitschko.

Ishte ambasadori ukrainas në Berlin, i alarmuar nga kryebashkiaku, për të konfirmuar se ishte një mashtrim, pasi kishte dëgjuar autoritetet e Kievit, sipas rindërtimit të gjermanes “Der Spiegel”.

Kryebashkiaku i Kievit, akuzoi rusët për luftë në të gjitha frontet, “duke përfshirë përhapjen e dezinformatave për t’i vënë politikanët ukrainas në një dritë të keqe, duke i kthyer ata kundër partnerëve të tyre perëndimorë në mënyrë që të ndërpresin ndihmën perëndimore për Ukrainën”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë