Bota

Kryebashkiakja e Parisit njofton kandidaturën për presidente të Francës

“Kam vendosur të jem kandidate për presidencën e Republikës Franceze”. Kështu ka njoftuar në Rouen, Normandi, kryebashkiakja socialiste e Parisit, Anne Hidalgo.

Në atë që dukej se ishte një sulm i qartë ndaj presidentit aktual, Emmanuel Macron, Hidalgo tha: “Unë dua të filloj t’i jap fund përbuzjes, arrogancës, përçmimit të atyre që e njohin jetën tonë në mënyrë të keqe”. Programi i saj bazohet në “një Republikë të decentralizuar, më afër qytetarëve, me qytetarët”.

Ndër gurët e tjerë të themelit të idealit të saj për Francën, është një vend me “ndotje të ulët mjedisore”, më “të drejtë”, me paga më të larta, “veçanërisht për mësuesit dhe punonjësit e shëndetësisë”.

Hidalgo foli për një zgjedhje të bërë “me përulësi dhe me vetëdije për gravitetin e momentit”. “Do të jetë takimi i gruas së parë Presidente të Republikës me gratë franceze”, përfundoi ajo.

Njoftim për vendimin si kandidate për presidente, u bë gjithashtu edhe nga udhëheqësja e Rassemblement National, Marine Le Pen, e cila ka hyrë zyrtarisht në fushatën elektorale për zgjedhjet presidenciale në prill.

“Logjika më kërkon sot të dal nga logjika partiake, unë mora vendimin për të lënë presidencën e lëvizjes sonë, – deklaroi ajo në një tubim në Fréjus, në jug të Francës. – Ne jemi bërë një parti qeverisëse në këto 10 vjet, në këtë moment vendi është në një udhëkryq midis humnerës dhe majës”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë