Të enjten në edicionin kryesor të lajmeve, Top Channel raportoi se, “në adresën zyrtare të saj kishte mbërritur prej disa ditësh një e mail me të dhëna sensitive që flasin për përfshirjen e Monika Kryemadhit, ish-kryetare e LSI, në financime dhe pagesa të dyshimta nga kompani off shore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës”
“Në dijeninë tonë, këto të dhëna janë dërguar edhe në media të tjera në Shqipëri dhe jo vetëm. E maili është anonim, i dërguar nga platforma proton, por pas verifikimit dokumentet janë autentike. Ato tregojnë detajet dhe provat e lidhjeve ruse, të Kryemadhit me kompanitë që janë denoncuar si sponsorë të partisë së Vladimir Putinit në Rusi”, thuhet në lajmin e TCH duke publikuar më pas edhe dokumentet sipas saj autentike.
Një ditë më pas, kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Twitter ka kërkuar verifikimin ligjor të dokumenteve të publikuara.
“Ах, рубли, рубли, каким большим дьяволом всегда были… Po ç’paskeni qenë o rubla që na i morët me radhë me motra e me vëllezër opozitarë! Po ato konto bankare ofshor çfarë janë vallë se këtyre u mbinë në gojë ofshoret, po i paskan pasur të tyret shejtanët e shejtanet…
Verifikimi ligjor i atyre letrave të pista dalë në mexhelis në ekranet e mëdha kombëtare është domosdoshmëri dhe drejtësia duhet të provojë se nuk punon me dy standarde, siç punojnë altoparlantët e llojllojshëm të lukunisë kinse opozitare që për këto tmerre as nuk bëzajnë fare!”, shkruan Rama në Twitter
Ndërsa për kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, hetimet duhet të kishin nisur me kohë.
Balla nënvizoi se Kryemadhi duhet të kishte dalë në deklaratë për mediat me një sqarim të detajuar pasi sipas tij rezulton e lidhur me aksionerë që janë në listën e zezë të SHBA.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje