Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi mblodhi të martën kryetarët e degëve me një porosi të veçantë: Organizimin e degëve për mbajtjen e Konventës më 25 Korrik. Ditë kjo që përkon edhe me rikthimin ‘de jure’ në politikë të Ilir Metës, mandati i të cilit si President mbaron më 24 Korrik.
“Në pranverën e ardhshme kemi zgjedhje dhe duhet të jemi shumë më të përgatitur sa i përket prezencës tonë. Angazhimi ynë duhet të jetë më i madh krahasuar me fushatat e tjera. 25 korriku është Konventa Kombëtare. Numri i delegatëve nuk e kalon 800. Ka disa largime, disa jashtë shtetit, disa janë larguar nga LSI, gjë që në bashkëpunim me kryetarët në rretheve ne duhet të vendosim një koordinim për të pasur evidentimin e atyre që janë larguar. LRI duhet të këtë angazhimin e saj për përgatitjen e kandidatëve 25 korriku ka një rëndësi të veçante për ne. Dua që ta marrim seriozisht të gjithë, grupi i punës po punon dhe kush tjetër dëshiron të na bashkëngjitet. Edhe Komisioni për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale do të kemi një plan masash që do të duhet për ta shpalosur në Kuvend”, theksoi Kryemadhi.
Sa i përket protestës së 7 korrikut, të thirrur nga Sali Berisha, Kryemadhi u shpreh se të gjithë duhet të marrin pjesë, jo për PD, por për interesat e tyre.
“Në këndvështrimin tim është shumë e rëndësishme, jo si organizim politik, por për të sensibilizuar njerëzit që nëse ndihen të kërcënuar është e vetmja mënyrë për të protestuar, jo për PD por për veten e tyre. Mendoj që është e rëndësishme që të njoftojmë njerëzit, të shpërqendrohen nga ajo indiferenca që kanë. Jam e bindur që ne të gjithë kemi marrë pjesë në protesta pavarësisht kush i ka thirrur s’kanë munguar asnjëherë njerëzit e LSI por kur e bëjmë dhe më politike e prezente njerëzit sensibilizohen më shumë”, tha Kryemadhi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje