Politike

Kryemadhi: Djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve, gabimi më i madh

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shprehur se djegia e mandatave nga opozita dhe bojkotimi i zgjedhjeve lokale, ishin gabimi më i madh në 4 vitet e fundit.

Ajo ka komentuar edhe situatën brenda PD-së.

“Sot në situatën që është shoqëruar, apo konfliktet brenda partive nuk sjellin një pozitivitet për shoqërinë apo për ekonominë dhe sigurinë për investime.

Por nuk mendoj që konfliktet brenda PD, lidhet me atë që po ndodh, se vjen si rrjedhojë çka jemi sot ne.

Shqiptarët sot po bëhen indiferentë ndaj politikës. Roli i opozitës, edhe i imi si drejtuese e LSI, luajti gabim, lëvizje në 4 vitet të gabuar. Sidomos me djegien e mandateve dhe bojkotin që nxorën jashtë loje opozitën. Duke e nxjerr jashtë çdo lloj kalkulim politik dhe dëmtuan sistemin demokratik”  tha Kryemadhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë