Politike

Kryemadhi: Garova e vetme se nuk doja një kukull në garë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, tha se arsyeja se pse ajo garoi e vetme në garën për drejtimin e partisë është se nuk do të donte një garë formale.   

“Do të doja shumë të kisha një kandidat, por s’do të doja që të ishte një kukull. Për një gjë të jeni të bindur, pas 25 prillit do bëjmë sërish zgjedhje dhe do të jetë një gjë komplet tjetër. Por të jeni të bindur se nuk i ka munguar asnjërit mundësia për të kandiduar”, tha ajo përmes një konference për shtyp.

Kryetarja LSI-së Monika Kryemadhi iu përgjigj interesit të gazetarëve nëse ka marrë një urim nga Ilir Meta, pas rikonfirmimit në krye të partisë. Kryemadhi tha se nuk ka marrë një mesazh urimi nga Meta, që atë ditë ndodhej në Manastir, por u shpreh se presidenti ishte kurioz për pjesëmarrjen.

“Nuk më ka uruar, por besoj se ka qenë shumë kurioz të dijë për pjesëmarrjen, sepse ai nuk ka qenë në Shqipëri atë ditë sepse ka qenë në Dibër të madhe, Manastir, për shkak të një aktiviteti që ka pasur, por vetëm për një gjë ka qenë shumë i lumtur; që unë kam vendosur maskën në procesin e votimit. Për këtë ka qenë një nga arritjet e tij të drejtpërdrejta, por i thashë që më detyroi anëtarja e LRI-së që më tha se nëse t’i nuk vendos maskën nuk ke mundësi të votosh, pra të hiqet e drejta e votimit. Kështu që besoj se një pjesë urimi ka qenë edhe kjo pjesa e maskës, pasi ka qenë shumë i kënaqur. Atë foton me maskë ma dërgoi ai i pari, para se të ma dërgonte Klajdi. Po interesante është, debat interesant që do të jetë në vazhdim e sipër”, tha Kryemadhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë