Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi publikoi këtë të enjte fakte të reja lidhur me skandalin e inceneratorëve.
Lidhur me inceneratorin e Tiranës, Kryemadhi tha se “SPAK ende nuk ka lëvizur dhe pse kanë kaluar 617 ditë nga padia. Të pabëra asgjë dhe pse mbahet si sekret hetimor në komunikim që kam pasur me prokurorët e SPAK. Ne pguajmë 29 euro tonin për inceneratorin e Tiranës. Duke pritur me durim menduam se do lëvizin shpejt për inceneratorin e Tiranës”.
Faktet e reja që publikoi Kryemadhi janë në lidhje me pagesat e marra deri më tani për Klodian Zoton dhe tre kompani në emër të një bariu në Greqi dhe dy pensionistëve.
Sipas Kryemadhit, Klodian Zoto ka paguar rreth 2 mld lekë për 19 kompani dhe se vlera e grabitur shkon rreth 19 milionë dollarë.
“Këto para që hidhen në xhep të Klodian Zotos do ishin paga të pedagogëve, bonus për studentët që largohen nga Shqipëria.

Inceneratori i Tiranës, Offshore ka paguar Klodian Zoton deri më sot me 25 milion dollarë të cilat Zoto këto para i ka paguar në 19 kompani të tjera që kanë kryer evazion fiskal.
Të bën përshtypje, tre kompani njëra është bariu në Greqi që ka përfituar nga Zoto rreth 5 milion Dollarë, pas denoncimit e Haxhire Gurakuqi e Thanas… pra dy pensionistët kanë marrë 1 milion dollarë.
Në 25 milion dollarë që ka marrë Zoto, vlera totale e gjitha e grabitur, fryrje punimesh është 19 milion dollarë e sekuestruar e futur në xhepat e tyre.
Në gjithë këtë histori një nga problemet më të mëdha është që ky incenerator është deri në 2047, qytetarët do i paguajnë nga 10 milion dollarë vit për vit”, tha Kryemadhi.
Deputetja e Partisë së Lirisë tha se prokurori përgjegjës për çështjen e Inceneratorëve është burri i një deputeteje socialiste.
“Më bën përshtypje ajo që thotë Rama që Prokurori ia ka dhënë dosjen Partisë së Lirisë. Rama e di shumë mirë që prokurori që është përgjegjës për çështjen është burri i një deputeteje socialiste. Dhe nuk besoj që burri i deputetes socialiste i ka dhënë Monikës dosjen e evazionit fiscal”, tha Kryemadhi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje