Politike

Kryemadhi: Ndëshkoni me votë ata që nuk mbajnë premtimet

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u ndal në Belsh, ku bëri thirrje për të votuar kandidatin e LSI në atë zonë, Dylber Dervishi.

“Mungesa e punësimit, ekonomia e dobët, mungesa e sistemit arsimor dhe shëndetësor që t’ju përgjigjet qytetarëve e ka bërë të pamundur jetesën në vend.

Vazhdon akoma të jetë një gangrenë çështja e duhanit, problematika e mos marrjes së pagesave të duhanit nga fermerët, të cilët punojnë, e prodhojnë atë, e shesin dhe në fund paratë nuk i marrin. Ndërsa sot, nëse ti rri vetëm një ditë pa paguar dritat apo ujin, ta presin shërbimin, ndërkohë që njerëzit rrinë me vite pa i marrë paratë e tyre.

Për të mos folur pastaj për vaditjen e tokave, për të mos folur më pas përsa i përket problematikave të administrimit të liqeneve, administrimit të ullirit, prodhimit, shitjes dhe fabrikave të tyre”, tha Kryemadhi.

Më tej ajo shtoi: “Nëse ne nuk do të mbajmë një nga premtimet tona, nuk do të kërkoj më vota për LSI-në, të ndëshkojmë me votë ata që nuk mbajnë premtimet…Do ua kërkoj sot të gjithë banorëve të Belshit dhe gjithë qytetarëve shqiptarë që na ndjekin, të votojnë atë parti që mban fjalën, atë parti që u përgjigjet njerëzve, atë parti që punon për të rinjtë dhe të rejat dhe të ndëshkojnë me votë ata që i kanë gënjyer dhe mashtruar. Të ndëshkojnë me votë ata që kërcënojnë fukarain me pamundësinë e tij. Të ndëshkojnë me votë çdo institucion, çdo shtet që i mban në rresht dhe i terrorizon familjet e varfra, të sëmurët që kanë nevojë për kemp dhe këdo tjetër…”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë