Politike

Kryemadhi në Vlorë: Nga Rama nuk po dëgjojmë program, por barcaleta

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me të rinj në qytetin e Vlorës.

“Unë në fakt e thashë që e ndjej veten shumë të privilegjuar dhe në shumicën e kohës ne Vlorën e kemi parë si një kështjellë maskiliste, të uzurpuar dhe nuk e kemi parë asnjëherë që ajo Vlora e ashpër ka brenda një inteligjencë të jashtëzakonshme dhe ka dhe bukurinë shpirtërore…

Unë jam e bindur që jo vetëm në Vlorë, por në të gjithë Shqipërinë shqiptarët janë më të varfër se ç’kanë qenë 4 vite më parë, paguajnë më shumë taksa se ç’paguanin 4 vite më parë, mbyllen më shumë biznese se ç’kanë qenë 4 vite më parë.

Ndërkohë që edhe mundësia e punësimit për të rinjtë dhe për të rejat çdo ditë dhe më shumë tkurret kur ndërkohë secili prej atyre që ka arritur diçka me forcën e vetë kërkon të largohet nga Shqipëria sepse hapësirat janë të pamundura”, tha Kryremadhi.

Kryetarja e LSI shtoi: “Dëgjojmë vetëm batuta dhe barcaleta kur nuk ka një program, nuk ka një vizion, nuk ka një ide, nuk konkurrojnë dot me programin, nuk konkurrojnë dot me ide. Dhe ajo që është një nga pikat tona më të forta ne si LSI jo vetëm që mbajmë fjalën por iu qëndrojmë premtimeve tona”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë