Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha nga Elbasani se Kryeministri Edi Rama i bëri ndryshimet në Kodin Zgjedhor me qëllim dëmtimin e LSI-së.
“Kur Edi Rama ndryshoi Kodin, mendoi që do ta dëmtonte LSI-në, por në fakt Kodi që u miratua i ka dhënë disa prioritete jashtëzakonisht të mëdha LSI-së. Renditja në LSI nuk ka të bëjë me numrin që ke në listë, se sa me atë se çfarë secili nga ne përfaqëson.
Dhe një nga avantazhet e tjera ndryshe nga lista e Rilindjes, të cilët do të hanë kokat me njëri-tjetrin, në LSI nuk është çështja tek thyerja e listës, por është çështja tek shërbimi i njerëzve”, tha Kryemadhi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje