Në “Ditën e Verës”, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, nuk ka anashkaluar edhe komentet për situatën politike në vend.
Në një prononcim për mediat, Kryemadhi tha se politika shqiptare nuk ekziston më.
“Mund të them që kjo ditë nuk ka lidhje fare me politikën, politika nuk ekziston më se po të ekzistonte politika në Shqipëri, sot ne do të kishim, institucionet e ngritura në këmbë, do të kishim gjykata, do të kishim Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, do të kishim një Parlament legjitim, do të kishim një klasë politike të përgjegjshme, do të kishim një ekonomi më të mirë për shqiptarët, do të kishim mundësi më të mira për shqiptarët, arsimim më të mirë, shëndetësi më të mirë, taksa më të ulëta, energji elektrike më të lirë, çmime më të ulëta dhe do të kishim më shumë vende pune për shqiptarët, po të ishte politika, politika do të kishte menduar për këtë gjë, por pikërisht sepse nuk ekziston politika sepse politika ka dalë nga shinat e saj, politika ka menduar vetëm për një grup njerëzish”, është shprehur ndër të tjera Kryemadhi.
Ndërkohë, ajo ka uruar edhe shqiptarët për “Ditën e Verës”.
“Uroj që këtë ditë vere shqiptarët të jenë më të paqtë, por të jenë dhe më të vendosur për të vendosur drejtësinë për veten e tyre dhe për familjet e tyre. Në këtë ringjallje të jetës që simbolizon ‘Dita e Verës’, të ringjallet edhe politika, të ringjallen vlerat, të ringjallen parimet dhe të ringjallen ato principe, për të cilat shqiptarët aspirojnë dhe çdo njeri nga ne do të dëshironte t’i zbatonim te fëmijët”, tha Kryemadhi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje