Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpjegoi të rinjve të Kombinatit shtyllat e programit qeverisës të kësaj partie. Ajo renditi “Mëso dhe fito”, “Nga bebja në bebe” dhe taksën 1 për qind ndaj 200 kompanive më të mëdha të vendit për të financuar arsimin.
“Taksa 1% që ne kemi vënë për të ardhmen duket si e vogël, por krijon një efekt, një impakt goxha të madh për buxhetin për arsimin”, tha ajo.
Kryemadhi akuzoi qeverinë aktuale për mungesë vizioni për të rinjtë, duke i nxitur këta të fundit që të largohen nga vendi.
“Ne kemi 5 prioritete, shumë të thjeshta, të cilat janë të prekshme dhe të realizueshme menjëherë, duke filluar nga 5 për qind rimbursim të shpenzimeve familjare. Më pas për të vazhduar te projekti ‘Mëso dhe Fito’ i të rinjve që është një nga projektet shumë më të mira, sepse të rinjtë që janë në shkollat profesionale kanë mundësi që edhe të rriten profesionalisht, por njëkohësisht edhe të paguhen dhe të kenë mundësi të ndihmojnë familjen e tyre, ose edhe veten e tyre ekonomikisht”, deklaroi Kryemadhi.
Për nismën “Nga bebja në bebe”, Kryemadhi thotë se kjo nismë garanton të ardhmen e fëmijëve dhe motivon brezin e ri për t’u rritur si profesionalisht, ashtu edhe ekonomikisht.
“Një shoqëri që nuk mendon për të ardhmen e vet, normal që do të jetë e destinuar për të ‘vdekur’, ose për t’u shuar, prandaj edhe ne si LSI fokusohemi shumë tek rinia. Ne jemi një parti që e mbajmë fjalën!”, tha Kryemadhi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje