Nga kontaktet derë më derë, Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e zgjeroi rrethin e takimeve të saj duke zhvilluar një “tubim” me mbështetës të kësaj force politike në njësinë numër 8 në Tiranë.
“Përpara disa muajsh, njerëzit, fëmijët u nxorën në orët e para të mëngjesit me gaz lotsjellës dhe jo pa qëllim ne sot këtë takim e bëjmë këtu.
E bëjmë këtu për t’ju dhënë fjalën të gjithë qytetarëve të të gjitha zonave informale, sepse kështu për hir të së vërtetës ne politikanët i kemi quajtur, që jo vetëm do ti dëmshpërblejmë për çdo qindarkë, por do tu dalim për Zot legalizimeve të të gjithë qytetarëve, jo vetëm të Tiranës, por kudo, në Elbasan, në Shkodër, në Lezhë, në Durrës, në Lushnje, në Fier, në Korçë e kudo.
Sepse historia e legalizimeve në Shqipëri është bërë ‘një përrallë nga e kaluara’. Është bërë një përrallë që ka mbi 15 vjet që diskuton dhe qarkullon mbi një ligj ku thuhej ‘legalizim’ dhe pastaj ‘urbanizim’ dhe rilindja e ndërroi ‘urbanizim’ dhe pastaj ‘legalizim’”, tha ajo.
Kryemadhi tha se emra të PS-së po i afrohen kësaj force politike.
“Për ne të LSI s’ka kurrë vija por bashkim, profesor Petrit Bare që vjen nga PS, kemi qenë të dy në unë isha studente ai mjek, unë mendova ndoshta dhe për shkak të energjisë, lëviza pak më shpejt se profesori, e bëra ndryshimin por ardhja e profesorit nga PS, dhe të tjerë që kanë ardhur sot e janë kandidat të LSI që vijnë nga PS, nuk janë thjesht këta, socialistët sot më shumë se kurrë po bashkohen nën siglën e LSI se ajo që është e rëndësishme është solidariteti, bashkëpunimi, t’i japim dorën njeri tjetrit e jo allishverishe e qoka mes njëri tjetrit, socialistët e vërtetë janë ata që kanë aspiruar për solidaritetin e vlerat e të majtës, të ndryshojmë këtë realitet të hidhur”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje