Politike

Kryemadhi thirrje në Fier: Shqiptarët, në protestë me studentët

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, zhvilloi ditën e sotme një takim me Komitetin Drejtues të LRI-së së Fierit.
Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi u ndal te protesta studentore dhe theksoi se kjo protestë nuk është partiake, por është protestë politike, e cila në thelb të saj ka kërkesat ekonomike, sepse çdo shqiptar pa dallim bindjesh politike ka probleme financiare. Kryemadhi tha se të gjithë shqiptarët duhet të protestojnë së bashku me studentët, pasi Shqipëria ka nevojë për një qeveri, e cila u shërben qytetarëve të saj dhe nuk i vjedh ata. Kryetarja e LSI-së tha se do të mjaftonte vetëm vlera e koncesionit që qeveria miratoi në heshtje në natën e 31 dhjetorit, për të përgjysmuar tarifat e studentëve.
“Ka ardhur koha për të protestuar për një jetë më të mirë, duhet të protestojmë për një qeveri , e cila ju shërben qytetarëve të saj dhe jo një qeveri që i vjedh qytetarët e saj. Duhet të protestojmë për 8 kërkesat e studentëve, sepse qeveria ose ministrat që ikën, dolën dhe folën për koncesionet që kanë firmosur ditën që i ka shkarkuar Edi Rama, por asnjëri nuk foli për 8 kërkesat e studentëve. 8 kërkesat e studentëve janë shumë të thjeshta, vetëm më 31 dhjetor, Damian Gjiknuri ka dhënë 58 milionë euro koncesion për TEC-in e Vlorës dhe nuk i kushtonte asnjë gjë Edi Ramës mos t’i jepte këto për TEC-in e Vlorës për koncesione. Por le t’ia jepte studentëve dhe u mbyllte kërkesa e parë, ajo që është përgjysmimi i tarifave të studentëve”, u shpreh kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë