Bota

Kryeministri britanik martohet në një ceremoni të fshehtë

Kryeministri britanik Boris Johnson raportohet se u martua me partneren Carrie Symonds në një ceremoni sekrete ditën e shtunë.

Sipas mediave britanike, dyshja u martua në Katedralen Westminster, në Londrën qendrore, përpara 30 të ftuarve, maksimumi i lejuar sipas kufizimeve aktuale COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar.

Gazeta “ The Sun” raportoi se dasma e fshehtë u zhvillua vetëm disa ditë pasi Johnson, 56 vjeç dhe Symonds, 33 vjeç, dërguan ftesa për datën e planifikuar në korrik të vitit 2022.

Sipas raporteve, stafi i lartë në Downing Street nuk ishin në dijeni të planit të dasmës por zyra e Johnson nuk pranoi të komentojë.

Vizitorë, përfshirë babanë e Johnson dhe disa vëllezër e motra të tij, si dhe muzikantë u panë duke dalë nga Downing Street të shtunën në mbrëmje. Johnson dhe Symonds njoftuan fejesën e tyre në shkurt të vitit 2020 dhe kanë një djalë një vjeçar, Wilfred. Kjo është martesa e tretë e kryeministrit dhe e para e Symonds.

Shumë politikanë britanikë përfshirë Theresa Coffey, Sekretarja e Shtetit për Punë dhe Pensione dhe Ministrja e Parë e Irlandës së Veriut, Arlene Foster e përgëzuan çiftin për martesat e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë