Gazeta Si – Kryeministri britanik, Rishi Sunak, po hetohet për një konflikt të dyshuar të interesit familjar.
Sipas BBC, çështja ka të bëjë me një institucion për kujdesin e fëmijëve, subjekt i projekteve legjislative të promovuara nga qeveria, në të cilin gruaja e Sunak – një trashëgimtare shumë e pasur dhe biznesmene me origjinë indiane – duket se kishte pasur interesa biznesi që kryeministri nuk do t’i kishte deklaruar në atë kohë.
Sipas shtypit britanik, Sunak nuk ka përmendur më herët lidhjet e bashkëshortes së tij, me kompaninë në fjalë, kur ai u mor në pyete nga deputetët.
Hetimi dhe nuk përfshin policinë apo organet gjyqësore për momentin, por është rezultat i iniciativës së një organi të pavarur parlamentar të thirrur për të vlerësuar çdo shkelje të rregullave dhe standardeve të sjelljes të parashikuara për zyrtarët e zgjedhur dhe njerëz të qeverisë.
Sunak ka mohuar gjithmonë çdo shkelje në të ashtuquajturat deklarata të interesit të paraqitura prej tij ndër vite, që nga zgjedhja e tij deputet në vitin 2015 dhe marrja e posteve të para qeveritare në vitin 2018, përfshirë edhe rastin në fjalë.
Megjithatë, opozita e kryesuar nga laburistët ka ngritur dyshime, duke e çuar dosjen në zyrën e Komisionerit të Standardeve, të drejtuar nga një zyrtar i lartë përgjegjës për këtë organ. Nga kjo është bërë e ditur sot vendimi i këtij objekti për të proceduar me rishikim formal.
Një përditësim në faqen e internetit parlamentare tregon se hetimi ka të bëjë me paragrafin gjashtë të kodit të sjelljes së deputetëve ku theksohet:
“Anëtarët duhet të jenë gjithmonë të hapur dhe të sinqertë në deklarimin e çdo interesi përkatës në çdo procedurë të Dhomës ose komisioneve të saj, dhe në çdo komunikim me ministra, anëtarë, zyrtarë publikë ose mbajtës të funksioneve publike”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje