Bota

Kryeministri italian: Vaksinat kineze dhe ruse nuk janë efikase, Sputnik ndoshta nuk do miratohet kurrë nga EMA

“Pandemia nuk ka mbaruar, ajo ende duhet të trajtohet me vendosmëri, vëmendje dhe vigjilencë”. Kështu u shpreh sot kryeministri italian Mario Draghi gjatë një konferencë shtypi pas Këshillit të BE.

Draghi shtoi më tej se duhet vazhdojnë me vaksinimet dhe theksoi se vaksinat ruse dhe kineze nuk duken efikase. Madje tha se Sputnik-V mund të mos marrë kurrë miratimin nga EMA.

“Ne duhet të vazhdojmë me vaksinimet, vaksinat Sputnik dhe ajo kineze nuk duket të jenë efikase”, tha Draghi, duke shpresuar për një reformë të EMA.

“Sputnik nuk arriti të merrte miratimin e EMA dhe mbase nuk do ta marrë kurrë. Vaksina kineze nuk është e përshtatshme për t’u marrë me pandeminë”, shtoi ai.

Sputnik V nuk është miratuar ende për përdorim në BE, por Agjencia Europiane e Barnave filloi rishikimin e vaksinës në mars. Autoritetet ruse po punojnë për  bashkëpunime të ngjashme në Europë dhe vaksina Sputnik V është regjistruar në 45 kombe në të gjithë botën.

BE është kritikuar për shpërndarjen e ngadaltë të vaksinave dhe disa vende europiane kanë vendosur të mos presin miratimin e EMA. Hungaria u bë vendi i parë i BE-së që autorizoi Sputnik V për përdorim në shkurt ndërsa Sllovakia njoftoi një marrëveshje javën e kaluar për të blerë 2 milion doza të vaksinës ruse dhe mori dërgesën e parë me 200,000 doza.

Pavarësisht skepticizmit në lidhje me futjen e vaksinës, ajo duket të jetë e sigurt dhe efektive. Sipas një studimi të botuar në revistën Lancet, Sputnik V është 91% efektive dhe duket se parandalon të vaksinuarit të sëmuren rëndë me Covid-19, megjithëse është ende e paqartë nëse vaksina mund të parandalojë përhapjen e sëmundjes.

Me një mungesë globale të vaksinave, disa ekspertë thonë se rritja e përdorimit të vaksinave të prodhuara nga Kina dhe Rusia mund të ofrojë një mënyrë më të shpejtë për të rritur furnizimin global. Të tjerët vërejnë se strategjia e Rusisë për të eksportuar vaksinën e saj në të gjithë botën mund të drejtohet nga interesa politikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë