“Fjeta mirë”! Fraza e thënë nga një kryeministër në konferencën e parë për shtyp pas marrjes së detyrës në rezidencën zyrtare, mund të duket e pazakontë.
Por në qetësinë e gjumit të Fumio Kishidas, kreu i qeverisë japoneze që prej 4 tetorit që u zhvendos të shtunën në rezidencën e caktuar për ata që mbajnë këtë detyrë, kishte shumë për t’u frikësuar.
Jo për punë të ndërgjegjes. Por për shkak se në apartamentin e kryeministrit, një ndërtesë e fillimit të shekullit të njëzetë në qendër të Tokios, askush nuk ka fjetur për nëntë vjet: një legjendë që gëzon shumë merita, dëshiron që ajo të përndiqet nga fantazmat.
Shpirtrat që Fumio Kishida thotë se nuk i ka takuar ende, janë ato të zyrtarëve qeveritarë – përfshirë Ministrin e atëhershëm të Financave – të vrarë në ato dhoma në një përpjekje të përgjakshme për grusht shteti në vitin 1936. As Shinzo Abe dhe as pasardhësi i tij, Yoshihide Suga, nuk patën guximin të flinin atje. Por kryeministri i ri Kishida, tha: “Nuk i kam takuar”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje