“Sapo mora dozën time të parë të vaksinës Oxford / AstraZeneca. Falë të gjithë shkencëtarëve të mrekullueshëm, stafit të NHS dhe vullnetarëve që ndihmuan për të realizuar këtë gjë”.
Me këto fjalë, përmes një postimi në Twitter, kryeministri britanik, Boris Johnson, njoftoi se i ishte nënshtruar një vaksinimi anti-Covid në Londër.
Johnson, 56 vjeç, priti, siç ishte parashikuar, radhën për grupmoshën e tij. Ai vendosi të merrte dozën e parë të “AstraZeneca”-s për të dhënë një shembull për të gjithë, pasi disa vende të BE-së, ndërprenë administrimin për shkak të frikës nga efektet anësore të lidhura me episodet e mpiksjes së gjakut.
Ditën e djeshme, Britania e Madhe pati një rekord sa i takon vaksinimeve të popullatës në ishull, ato arritën shifrën 600 mijë vetëm në 24 orë.
Pavarësisht se EMA, Agjencia Europiane e Barnave, tha se vaksina “Astrazeneca” është e sigurt dhe efektive, disa vende hezitojnë të vazhdojnë fushatat e tyre të imunizimit.
Autoriteti shëndetësor i Finlandës ka njoftuar një pezullim në përdorimin e vaksinës që do të zgjasë të paktën një javë.
Ndërkohë, Suedia, Danimarka dhe Norvegjia thanë se u duhej më shumë kohë për të vendosur nëse do të rinisnin vaksinimet, ndërsa Italia, Gjermania dhe vende të tjera nuk kanë hezituar t’I rinisin ato.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje