Politike

Kryeministri Rama viziton sot Azerbajxhanin, të premten shkon në Turqi

Gazeta Si – Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë këtë të enjte, 14 prill, një vizitë zyrtare në Azerbajxhan, ndërsa të premten, 15 prill do të jetë në Turqi.

Sot shefi i qeverisë do të jetë në Baku, ku pritet që të zhvillojë një takim kokë më kokë me presidentin e Axerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Po ashtu, pritet që të zhvillohen edhe takime bilaterale me kryetaren e Kuvendit të Azerbajxhanit, Sahiba Gafarova dhe Kryeministrin Ali Asadov.

Ndërkohë të premten, kreu i qeverisë do të shkojë në Stamboll ku pritet të ketë një takim me përfaqësues të kompanisë “Tubitak”.

Kjo vizitë e kreut të qeverisë vjen pas asaj që pati në Gjermani. Rama takoi Presidentin gjerman, Steinmeier dhe kancelarin Olaf Scholz.

Agjenda e kryeministrit:

E enjte, 14 prill

07.00 – Fluturim i posaçëm drejt aeroportit ndërkombëtar “Heydar Aliyev”

13.40 – Takim tete-a-tete me z. Ilham Aliyev, President i Republikës së Azerbajxhanit

16.00 – Vizitë në memorialin e varrezave të dëshmorëve

16.30 – Takim bilateral me znj. Sahiba Gafarova, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Azerbajxhanit

18.00 – Takim bilateral me z. Ali Asadov, Kryeministër i Republikës së Azerbajxhanit

E premte, 15 prill

11.00 – Fluturim i posaçëm drejt aeroportit të Stambollit

13.30 – Takim me përfaqësues të kompanisë “Tubitak”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë