Gazeta Si – Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ishte “në rrugët e Borodyankas” këtë të enjte në Ukrainë.
Ai pohon se ka parë nga afër, “tmerrin dhe mizoritë e luftës së Putinit”. Sancez shkroi vetë në Tëitter, duke shtuar se “ne nuk do ta lëmë popullin ukrainas të braktisur”.
Mësohet se gjithashtu se ka mbërritur në Kiev edhe kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen.
Palët do të diskutojnë mbështetjen e mëtejshme për ukrainasit dhe hetimin penal të “krimeve të luftës dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut”, sipas një deklaratë të kryeministres daneze.
Conmovido al comprobar en las calles de Borodyanka el horror y las atrocidades de la guerra de Putin.
— Pedro Sánchez (@sanchezcastejon) April 21, 2022
No dejaremos solo al pueblo ucraniano. pic.twitter.com/OfEIa9oOTC
Ndërkohë, që në ditët e para të pushtimit rus të Ukrainës, është folur për një përpjekje për të vrarë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Sipas autoriteteve ukrainase, plani fillestar i Moskës përfshinte pushtimin e shpejtë të Kievit, “prerjen e kokës” së qeverisë ukrainase dhe zëvendësimin e saj nga një ekzekutiv kukull.
Tani, megjithatë, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov, ka dhënë detaje të reja mbi “planin” e Moskës.
Lideri çeçen Ramzan Kadyrov – sipas asaj që Danilov i tha një radioje ukrainase – mori një urdhër për të vrarë presidentin ukrainas, më 3 shkurt gjatë një takimi me presidentin rus Putin.
Kadirov ishte i përkushtuar që njësia e tij çeçene të përfundonte misionin.
Danilov gjithashtu theksoi se ai nuk e di se ku ndodhet lideri çeçen për momentin. “Mund të them vetëm me siguri se ai nuk ka qenë kurrë këtu”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje