Bota

Kryeministrja e Skocisë jep papritur dorëheqjen: Koha për t’u larguar është tani

Gazeta Si – Në Skoci, kryeministrja dhe liderja e partisë pro-pavarësisë së SNP-së, Nicola Sturgeon, jep dorëheqjen në mënyrë të papritur.

“Koha për t’u larguar është tani, edhe nëse shumë njerëz në vend dhe në parti mendojnë se është shumë shpejt”, tha ajo në konferencën për shtyp, duke kujtuar me krenari se ishte gruaja e parë që mbajti postin, si dhe “udhëheqësja më jetëgjatë e Skocisë”.

Sturgeon, në detyrë që nga viti 2014, kur mori detyrën nga lideri historik i pavarësisë Alex Salmond pas disfatës në referendumin për shkëputjen e Skocisë nga Mbretëria e Bashkuar, thjesht është “lodhur” nga “përgjegjësitë politike”.

Ishte një “privilegj përtej masës”, tha sërish Sturgeon, duke specifikuar se do të qëndrojë në detyrë derisa të zgjidhet pasardhësi i saj.

Pas më shumë se 8 vitesh në krye të qeverisë skoceze, tha se ajo e saj është “puna më e mirë në botë”, por shtoi se është e rëndësishme të dihet “pothuajse instinktivisht kur është koha e duhur për t’i hapur rrugë dikujt tjetër”.

Largimi i saj nga skena është pjesë e një ndryshimi më të gjerë të gardës brenda partisë SNP, i shënuar tashmë së fundmi nga dorëheqja dhe zëvendësimi i Ian Blackford, si lider partie në Parlamentin Britanik në Westminster.

Përveç kësaj të fundit, është dhe dështimi i strategjisë së Sturgeon për të siguruar ligjërisht dhe kushtetueshmërisht një votë ‘bis’ popullore për pavarësinë – të cilën qeveria qendrore në Londër refuzon ta japë – përmes një apeli që më në fund arriti në Gjykatën e Lartë.

Apeli u refuzua muajt e fundit, duke hequr për momentin çdo perspektivë konkrete për një rimarrëveshje të afërt të referendumit, pavarësisht ndarjeve mbi Brexit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë