Protesta e organizuar një ditë më parë në shenj revolte për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha u pasqyrua në mediat ndërkombëtare. Ato kanë përshkuar me detaje hap pas hapi protestën e cila nisi para Ministrisë së Brendshme dhe përfundoi të Drejtoria e Policisë, duke raportuar se qytetarët janë të revoltuar për vrasjen e një të riu sepse theu masat kufizuese.
“Qindra shqiptarë protestuan të mërkurën mbi humbjen fatale të 25-vjeçarit i cili u vra nga polici, pasi shkeli shtetrrethim e vendosur për shkak të pandemisë”, shkruan “Washington Post”. Protestuesit, të cilët kundërshtuan hodhën gurë zjarr ndaj policisë, Ministrisë së brendshme, bashkisë së Tiranës dhe ndërtesave kryesore të qeverisë. Ata gjithashtu u përpoqën të futeshin me forcë në ministri dhe kompleksin qeveritar që përfshin zyrën e Kryeministrit Edi Rama.
Zëdhënësi i policisë Gentian Mullai tha për Associated Press se nëntë oficerë u plagosën, po ashtu makinat e parkuara të policisë u dëmtuan.

“Një deklaratë e policisë u bëri thirrje organizatorëve të protestës, të cilët përdorën mediat sociale për të mobilizuar demonstruesit, për të ndaluar thirrjet për dhunë”, thekson “WP”
Klodian Rasha u qëllua për vdekje gjatë në orët e para të mëngjesit të së martës pasi nuk iu përgjigj thirrjeve të policisë për të ndaluar dhe sipas policisë, ai kishte ikur me vrap. Duke thirrur “Rama ik!” dhe “Unë jam Klodian”, protestuesit, shumica e të cilëve nuk kishin maska - i vunë flakën një peme të Krishtlindjes jashtë ndërtesës kryesore të qeverisë dhe më pas e rrëzuan atë.
Ata gjithashtu shkatëruan dekorimet e Vitit të Ri në sheshin kryesor Skënderbej. Më vonë protestuesit u zhvendosën në stacionin e policisë së Tiranës dhe dogjën koshat e plehrave.
Kryeministri Rama është në Shtetet e Bashkuara ku të mërkurën ai u takua me zyrtarë të Pfizer, duke u përpjekur të sigurojë dërgesat e vaksinave për Shqipërinë”, përfundon artikulli i “Washington Post”.

“Reuters” shkruan nga ana tjetër se policisë shqiptare iu desh përdorimi i gazit lotsjellës që të shpërndante turmën që kërkonte drejtësi për vrasjen e 25-vjeçarit. Disa orë më parë agjensia raportonte se në vendin tonë ishte vrarë një i ri sepse theu orën policore.
“Policia përdori gaz lotsjellës të mërkurën vonë për të shpërndarë protestuesit për vrasjen nga policia të një të riu, për të cilin autoritetet thanë se kishte shkelur shtetrrethimin brenda natës të vendosur për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Policia fillimisht tha se Rasha nuk iu bind urdhrit të oficerit për të ndaluar dhe se 25-vjeçari mbante në dorë një armë. Por më vonë policia tha se i riu mbante një objekt, por jo një armë, siç u raportua fillimisht”, thekson agjencia.
Protestuesit që kërkonin dorëheqjen e ministrit të brendshëm hodhën objekte në ministrinë e tij dhe i vunë flakën pemëve të Krishtlindjes ndërsa policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, tha një dëshmitar i Reuters.
Mediat greke ndërkohë raportojnë për kryengritje në Tiranë për shkak të vrasjes nga policia të 25 vjeçarit Klodian Rasha. “Zougla” shkruan se protestuesit dëmtuan godinën e kryeministrisë dhe disa ministrive duke kërkuar drejtësi për të riun.

“DailyMail” bën një përmbledhje të të gjithë asaj që ka ndodhur gjatë dy ditëve të fundit në Shqipëri dhe thekson se i riu u vra sepse shkeli orën policore.
“TRT” raporton në versionin e saj anglisht se pas bulevardit para kryeministrisë, protestuesit shkuan para godinës së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit duke vijuar më pas me një marshim në orën 22:00 nga qendra për tek shtëpia e të ndjerit.
Policia arrestoi tre persona për protestën e mbrëmshme, ndërsa u shpallën në kërkim tetë persona.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje