Politike

Kryesia e PD miraton 4 kandidaturat për kryetar, skualifikohet Ibsen Elezi

Emrat që kanë paraqitur formular për të kandiduar në garën për kryetar të Partisë Demokratike ishin nëntë. Veç pesë emrave “të njohur” për publikun, në Komisionin Zgjedhor të PD-së dorëzuan formularët edhe katër emra “të panjohur”.

Admir Mulaj, Edmond Vrapi, Sabri Hoxha dhe Mirjan Jashanllari u janë bashkuar kandidaturave të Lulzim Bashës, Agron Shehajt, Fatbardh Kadillit, Edith Harxhit dhe Ibsen Elezit.

Kandidaturat u shqyrtuan në mbledhjen e Kryesisë që u mbajt në selinë e Partisë Demokratike. Në fund të procesit, Kryesia skualifikoi për mosplotësim kushtesh 5 emra, mes të cilëve edhe Ibsen Elezin, pjesë e grupimit “Për PD” dhe që protestoi para selisë së partisë duke kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës.

Pas këtij vendimi, kandidatët për kryetar në zgjedhjet e 13 qershorit janë Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.

Gazeta Si mëson se vetë Lulzim Basha, që më 13 qershor do të kandidojë si kryetar i PD-së, e ka shmangur këtë mbledhje të Kryesisë për të shuar çdo akuzë për konflikt interesi.

Në vend të kësaj, Basha ka autorizuar dy nënkryetarët, Edmond Spaho dhe Edi Paloka dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhi për të drejtuar mbledhjen e Kryesisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë