Asambleja Kombëtare e PS-së miratoi kryesinë e re përmes një votimi që ha diskutim.
Asambleja Kombetare konfirmoi ministret kryesore femra që promovohen më shumë nga Rama. Belinda Balluku është kandidatja femër më e votuar me 207 vota. Më saktë, ajo rezulton si emri me i votuar për kryesinë nga gjithë lista e kandidateve e propozuar nga kryeministri.
Poshtë emrit të saj në listën e kandidateve femra renditet Ogerta Manastirliu me 204 vota, Evis Kushi (183) dhe Olta Xhaçka me 180 vota.
Në kryesinë e re u konfirmuan edhe Blerina Gjylameti (199 vota) dhe Mimi Kodheli. Mbeti jashtë listës Ermonela Felaj, Milva Ekonomi apo Klotilda Ferhati.

Në listën e kandidatëve fitues për burra ka ndodhur fenomeni i kundërt. Ne listë jane votuar më shumë ata më pak të promovuar nga Rama, kritizere apo që kanë qejfmbetje me të.
I pari më i votuari nga burrat rezulton Ditmir Bushati me 204 vota.
Në kryesinë e re është votuar edhe Pandeli Majko qe mbeti jashte listes fituese per deputet. Majko renditet e treti për nga votat (198) pas Arben Pëllumbit, (203) më pas Erion Braçe, dhe Ilir Beqja ndërsa ka mbetur jashtë kryesise Fatmir Xhafaj edhe pse paradoksalisht është ndër deputetët më të votuar të PS zgjedhjet e 25 prillit.
Nuk është në listën fituese as Pjerin Ndreu, Ervin Demo dhe Eduard Shalsi.
Ajo që bie në sy në listën e re të kryesisë së PS-së është jo vetëm fitorja me shumë vota e Ditmir Bushatit, apo largimi i Fatmir Xhafajt por edhe fakti se në listë nuk figuron më as emri i ish-kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako i shpallur “non grata” nga DASH.
Vangjush Dako nuk ishte në listën e propozimeve të kryeministrit Edi Rama për tu votuar nga anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PS-së.
Emri i Dakos është i dyti nga qarku i Durrësit që mënjanohet pas dorëheqjes së Lefter Kokës nga mandati i deputetit. / N.P
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje