Pas vendimit të kryesisë së PD-së për zgjedhjen fillimisht të kryetarit të PD-së në fund të muajit korrik për të cilin ai nuk ishte nuk ishte dakord, Gazment Bardhi ka mbledhur të hënën deputetët, aty ku ai ndihet më i sigurt.
Bardhi depozitoi pak ditë më parë vendimin e grupit parlamentar të PD-së zyrtare ku kërkohej riorganizimi i partisë dhe hapja e saj përmes ngritjes së një grupi pune.
Por kryesia e PD-së e rrëzoi përmbajtjen duke u mbështetur më herët edhe nga kolegji i kryetarëve.
Kryesia kërkon që të ruajë status-quonë aktuale dhe të fillojë puna për zgjedhjen e kryetarit me 29 korrik
Bardhi nuk e votoi atë përfundim, por tha se vendimi i kaluar kishte kleçka statutore dhe kërkoi që më parë vendimi të kalonte për votim në Këshillin Kombëtar, gjë që është kundërshtuar nga kryesia. Nuk dihet se cili do të jetë qëndrimi i grupit të drejtuar nga Bardhi pas këtyre zhvillimeve partiake.
Pas mbledhjes së grupit, Bardhi përcolli të njëjtin qëndrim.
“Unë nuk di pse është zëvendësuar njëri apo tjetri, nuk kam firmosur asnjë vendim dhe nuk do firmos asnjë vendim që bie ndesh me statutin. Unë nuk do të jap detaje të zbatimit të statutit… Organizimi i PD-së është përgjegjësi e sekretarit të përgjithshëm. Mesa duket një grup kanë vendosur të ushtrojnë kompetencat e sekretarit të Përgjithshëm. Unë do të zbatoj statutin e PD-së. Çdokush tjetër që ka vendosur të ecë përpara në procese anti statutore bën zgjedhjet e tij. Pa statut dhe pa rregulla nuk mund të ketë bashkëjetesë”, u shpreh ai
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje