Kthesë e fortë te Milani. Bie poshtë projekti “Ragnik”, klubi kuqezi rinovon kontratën me Stefano Piolin, i cili është vlerësuar për menaxhimin e skuadrës si gjatë kohës së pandemisë, ashtu edhe gjatë ndeshjeve të këtyre javëve, kur skuadra është rritur dhe ka arritur rezultate pozitive.
Menjëherë pas ndeshjes Sasuolo-Milan, klubi kuqezi ka njoftuar zyrtarisht vendimin për vazhduar me Stefano Piolin. “Milani njofton se ka arritur akordin me Stefano Piolin për zgjatjen e kontratës deri në qershor të vitit 2022. Ai erdhi te Milani në tetor të 2019-ës dhe marrëveshja ishte deri në fund të sezonit. Ka ditur shumë mirë ta drejtojë skuadrën dhe të rritë atë në çdo nivel”, – shkruhet mes të tjerash në komunikatën e Milanit për rinovimin me Piolin.
Para kësaj komunikate, fryt edhe i një reflektimi të gjatë, Ralf Rangnik, trajneri gjerman që pritej për një projekt të ri te Milani, kishte bërë me dije se gjithçka kishte rënë poshtë. “Milani dhe unë kemi gjykuar se nuk është momenti i duhur për një bashkëpunim. Për këtë, duke marrë në konsideratë ecurinë e Milanit nën drejtimin e Piolit, kemi vendosur së bashku që të mos kem asnjë detyrë te klubi italian”, – ka bërë të ditur Ralf Rangnik, i cili do të ishte drejtor teknik dhe trajner i skuadrës kuqezi. Duket se atij nuk i ka pëlqyer vetëm detyra e drejtorit teknik dhe është tërhequr.
Burimi: Gazzetta dello Sport/ Përktheu: Gazeta Si
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje