Lajme

Kuçovë, 4 të arrestuar pas një konflikti

Një grindje për motive të dobëta mes adoleshentësh në Kuçovë ka përfunduar me arrestimin e 4 personave. I riu 25 vjeç i identifikuar si Franko Brisku, është arrestuar për akuzën e vrasjes në tentativë, ndërsa tre personat e tjerë, Erion Kumria 29 vjeç, A. K 17 vjeç dhe 16-vjeçari Sh. P kanë rënë në prangat e policisë për “Heqjen e lirisë”.

Mësohet se Franko Brisku ka tentuar të vrasë me thikë 29-vjeçarin, Erion Kumria, ndërsa dyshohet se konflikti ka qenë një hakmarrje për kushëririn e tij.

Një muaj më parë, Erion Kumria së bashku me personat e lartpërmendur kanë rrëmbyer 18-vjeçarin, E. B.

Policia në fakt ka ndërhyrë pas marrjes së njoftimit për incidentin e fundit me armë të ftohtë, duke arrestuar në kohë rekord autorin.     


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë