Lajme

“Kufijtë”, Rama: Mbështesim gjithçka që mbështet SHBA-BE

Edi Rama ka hapur në Berlin ekspozitën e tij të dytë personale brenda një kohe të shkurtër në Gjermani.
Në një intervistë për “Deutsche Welle”, kryeministri Rama ka ndarë mendime si për artin, ashtu edhe për politikën.
Kryeministri është pyetur ndër të tjera edhe për idenë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Rama ka thënë se ka një proces të domosdoshëm dialogu dhe Shqipëria mbështet marrëveshjen që mbështetet nga SHBA-BE. Sipas Ramës, pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës Kosova nuk do të ishte çliruar dot nga kthetrat e Beogradit dhe nuk do të ishte dot shteti i pavarur që është sot.
“Në këndvështrimin tim ka një proces të domosdoshëm dialogu, i cili duhet të finalizohet dhe pa dyshim që duhet të finalizohet në një marrëveshje historike mes Serbisë dhe Kosovës. Për sa na takon neve, ne mbështesim çdo marrëveshje që ka pa ekuivok mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe BE-së. Kaq. Të tjerat pastaj janë ‘dokrra hini’, siç thoshte At Gjergj Fishta”, shprehet Rama.
Për kancelaren Merkel, ai shprehet se ajo është një mike e vërtetë e popujve të të gjithë rajonit tonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë