Ne rrjet

Kufiri Shqipëri-Greqi, rruga më e madhe e trafikimit të kanabisit në Europë

“Tani ne jemi në terrenin e trafikantëve”, thotë një nga tre oficerët grekë të anti-drogës, duke ecur i armatosur dhe me jelekë anti-plumb. Përpara shtrihet kufiri shkëmbor me Shqipërinë. Kjo është rruga më e madhe tokësore për trafikimin e kanabisit në Europë. Fshati kufitar grek Haravgi, është pranë, por nuk ka tela me gjemba ose ndonjë pengesë tjetër për të shënuar kufirin.

“Kanabisi trafikohet në këmbë nga shqiptarë që jetojnë në fshatrat në anën tjetër të kufirit”, thotë oficeri grek Lambros Tsoumanis, i cili shpenzon shumë nga koha e tij duke patrulluar këto male.
“Ata janë njerëz të guximshëm, të fortë dhe i njohin të gjitha shtigjet në pëllëmbë të dorës. Ata mund të mbijetojnë me ditë në pyll”, thekson ai.

Policia greke ka konfiskuar 1.5 ton kanabis që nga fillimi i vitit. Dy vitet e mëparshme, ata kapën gati nëntë ton. Trafikantët, zakonisht të armatosur me kallashnikov, mbajnë në shpinë çantat e mbushura me 40-50 kg kanabis. Ata e fshehin drogën pranë pikave të caktuara, si një pemë e madhe apo një burim dhe më pas çantat merren nga anëtarë të rrjetit grek.

Një kilogram kanabis mund të arrijë deri në 1,000 euro në Shqipëri, por baronët e drogës në Itali ose Greqi do të paguajnë dyfish. Policia organizon rregullisht bastisje në të dy anët e kufirit, por trafiku vazhdon. E gjithë ajo që duhej të ndryshonte në verën e vitit 2014, kur Forcat Speciale shqiptare filluan një operacion të madh në fshatin Lazarat, rreth 30 km nga kufiri grek. Pasuan disa ditë beteja. Granata dhe predha u qëlluan në drejtim të policisë, por në fund u konfiskuan më shumë se 10 tonë marijuanë, mijëra bimë kanabis dhe armë zjarri.

Lazarati ishte bërë i njohur si kryeqyteti i kanabisit në Europë. Por tani kanabisi po shfrytëzohet nga prodhuesit e vegjël në fshatra, të cilat ia shesin grupeve të krimit të organizuar që e shesin atë në të gjithë Bashkimin Europian. Për një brez të rinjsh shqiptarë, trafiku i drogës ofroi një mënyrë për të fituar para, ashtu si edhe për nëpunësit civilë, policinë dhe politikanët.

Artani, 39 vjeç, është një nga prodhuesit e rinj të kanabisit. Ulur në një lokal në qytetin bregdetar të Vlorës, ai shpjegon se si mund të bëhesh i pasur, të paktën deri sa të kapesh. “Ti mund t’i japësh ryshfet shefit të Policisë ose Agjencisë së Luftimit të Drogës, por nëse dikush të zbulon, atëherë çdo njeri mendon për vete,” thotë ai.

Prodhimi i kanabisit dhe kontrabandimi në Greqi është bërë një tundim i madh për të rinjtë shqiptarë. Artan nuk është emri i tij i vërtetë. Ai kaloi dy vjet në Itali, por u kthye për të drejtuar biznesin nga shtëpia e tij. “Këtë vit gjetëm një pjesë të mirë toke në kullotat pranë qytetit të Tepelenës, një ecje tre-orëshe në male”, thotë ai. Ai pretendon të ketë mbjellë 50,000 bimë kanabisi vetëm këtë vit, një numër i madh edhe nga standardet shqiptare.

“Ekzistojnë tre rregulla themelore, afër ujit, qëndrimi larg policisë dhe syve kureshtarë dhe durimi.”
Ai pompon ujë nga një burim 2 km larg dhe babai i tij merr plehun, kështu që ai nuk është kapur vetë.
Kur kanabisi është gati për shitje, ai dërgohet në një fshat afër kufirit. Pastaj kontrabandistët e marrin atë “ose në këmbë ose në mushka nëpër territorin grek”.

Kryeministri shqiptar Edi Rama premtoi se nuk do të kishte pushim në luftën kundër drogës ndërkohë që përpiqet për të hyrë në Bashkimin Europian. Por pak ndryshoi dhe prodhuesit e kanabisit filluan të kërkojnë tregje të reja, jo vetëm në Greqi dhe Itali, por edhe në Turqi, Gjermani, Holandë dhe deri në Britaninë e Madhe.

Raporti vjetor i drogës i Departamentit Amerikan të Shtetit këtë vit e përshkruante Shqipërinë si një “bazë për rrjetet ndërkombëtare të krimit të organizuar të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotikëe në të gjithë Europën dhe më gjerë”.

Por pak ndryshuan dhe prodhuesit e kanabisit filluan të kërkojnë tregje të reja, jo vetëm Greqinë dhe Italinë, por edhe Turqinë, Gjermaninë, Holandën dhe Britaninë e Madhe gjithashtu.

Tani, udhëheqësi shqiptar është përpjekur ta shndërrojë këtë trafik të paligjshme në një aset të ligjshëm ekonomik. Në maj, ai papritmas njoftoi se qeveria kishte punuar mbi një projekt-ligj për legalizimin e kanabisit mjekësor duke thënë se kultivimi i paligjshëm ishte nën kontroll.

Shqipëria jo vetëm që duhet të trajtojë krimin e organizuar dhe korrupsionin, por gjithashtu duhet të bindë Bashkimin Evropian se po e bën këtë. “Deri më tani asgjë nuk është vendosur”, i ka thënë një zyrtar i lartë qeveritar “BBC”. Dhe përvoja e fqinjëve të Shqipërisë sugjeron se nuk do të ketë zgjidhje të shpejtë.

Policia shqiptare ka filluar përdorimin e dronëve për të gjetur plantacionet kryesore të paligjshme të kanabisi. Por një pyll i dendur në të dy anët e kufirit grek e bën gjurmimin e trafikantëve në rrugën më të madhe të kontrabandës së kanabisit në Europë, edhe më të vështirë.

Burimi BBC, Përshtati në shqip Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë