Kukësi, Kastrioti dhe Partizani janë tre ekipet e Superiores pa “shtëpi” në këtë sezon. Klubi i kuq e ka zgjidhur këtë çështje, duke lidhur një kontratë me Tiranën dhe ndeshjet si pritës i zhvillon në stadiumin “Selman Stërmasi”. Për dy skuadrat e tjera, Kukësin dhe Kastriotin, që po rikonstruktojnë stadiumet në qytetet e tyre, ky është një problem më vete.
Kukësi ka luajtur në Elbasan, Shkodër dhe Kamzë. Pikërisht me këtë të fundit ndeshet në javën e 23-të të Superiores dhe nuk është normale që ta zhvillojë ndeshjen në fushën e saj. Për këtë arsye, drejtuesit e Kukësit kanë vendosur që të luajnë në “Elbasan Arena”, ku hyrja për tifozët do të jetë e lirë. Megjithatë, nuk pritet që në Elbasan të shkojnë shumë tifozë kuksianë, pasi për mungesë tifozësh Kukësi la Elbasanin për të luajtur në Kamzë si pritës.

Kastrioti deri tani ka luajtur në stadiumin e Fushë-Krujës. FSHF-ja ka mbyllur njërin “sy” për të dhënë “ok”-in që krutanët të luajnë në këtë stadium, që plotëson vetëm kushtet minimale. Për shkak të ngjarjes para ndeshjes me Skënderbeun, ku tre futbollistë të ekipit korçar u dhunuan, Kastrioti ka marrë një dënim nga Komisioni i Disiplinës dhe nuk mund të luajë në Fushë-Krujë. Për ndeshjen e radhës me Laçin është zgjedhur stadiumi i Durrësit, “Niko Dovana”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje