Politike

Kukësi, në heshtje zgjedhore, të dielën votohet për kryetarin e bashkisë, sa komisionerë ka Basha dhe Berisha me Metën

Kukësi sot është në heshtje zgjedhore. Nesër (e dieë) do të mbahen zgjedhjet për kreun e ri të Bashkisë.

Në total janë rreth 46 mijë qytetarë me të drejtë vote, që të dielën i drejtohen kutive të votimit në 74 qendra votimi.

Ata do të kenë përpara vetëm një fletë votimi, ku do të jenë të renditur dy kandidatët e vetëm në garë. Numrin 1 e mban Albert Halilaj i PS-së, ndërsa numrin 2, Emri Vata i koalicionit “Bashkë fitojmë”.

Të gjitha qendrat e votimit do të merren nën ruajtje nga Policia e Shtetit që do të angazhohet për mbarëvajtjen e këtij procesi deri tek shoqërimi dhe dorëzimi i kutive pranë qendrës së numërimit të votave dhe përfundimin total të procesit.

518  komisionerë do të administrojnë procesin zgjedhor.

PD e Lulzim Bashës ka 146 komisionerë. Pavarësisht se u regjistrua në KQZ si subjekt zgjedhor PD nuk garoi me kandidatë për kryetar bashkie.

Koalicioni “Bashkë fitojmë” ka vetëm një anëtar në KZAZ ndërsa  në komisionet e qendrave të votimit 73 komisionerë, kurse Partia Socialiste  ka 292 komisionerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë