Golin e vetëm për tri skuadrat shqiptare që luajtën në turin e dytë eliminator të Ligës së Europës e ka shënuar amerikani Nuabueze. Një gol që pothuajse i dha kualifikimin Laçit në “Elbasan Arena”, por në kohën shtesë erdhi përmbysja e madhe e izraelitëve të Hapoel Ber Shevës.
Miqtë shënuar 2 herë në minutat 91’ dhe 94’, duke prerë në mes ëndrrën e kurbinasve për kalimin në turin e tretë. Skuadra e trajnerit Cungu bëri një ndeshje vërtet të mirë, shënoi në pjesën e dytë me sulmuesin kryesor pas një insistimi të Xhixhës, por 4 minuta para fundit mbeti me 10 vetë, pasi Deliu u ndëshkua me të kuq. Eliminim i dhimbshëm për Laçin.

Kurse Kukësi nuk kishte se çfarë të bënte tjetër, veçse të pranonte supermacinë e Volfsburgut, që shënoi plot 4 herë në “Air Albani Stadium”. Gjermanët nuk e vunë asnjëherë në dyshim fitoren, duke kontrolluar gjithçka. Pas pësimit të golit të dytë, Kukësi kishte një mundësi të mirë ta rihapte ndeshjen, teksa fitoi një penallti, por Rroca gaboi në gjuajtje.
Veghorst dy herë, Lakrua dhe shqiptari Admir Mehmedi janë autorët e golave për Volfsburgun në këtë ndeshje, ku skuadra e Gegës nuk ia doli të linte gjurmë. Mbyllet kështu aventura e tri Kukësit, Teutës dhe Laçit në Europë. I vetmi ekip që vazhdon në këtë kompeticion është Tirana, që nesër mëson emrin e kundërshtarit në turin e tretë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje