Partizani i Ilir Dajës ka hyrë tashmë në “shinat” e ekipit pretendent për titullin kampion. Tjetër fitore bindëse e të kuqve, të cilët kanë shënuar 4 gola në portën e Skënderbeut, pa pësuar asnjë. Dhe pikërisht golaverazhi pozitiv e ngjit Partizanin në vendin e parë, me pikë të barabarta me Vllazninë, nga 10 pikë.
Bardhi, Mala, Kardozo dhe Solomon realizuan në “Elbasan Arena” golat e fitores së Partizanit, që në mënyrë indirekte është ndihmuar edhe nga Kukësi. Skuadra verilindore ka triumfuar në “Loro Boriçi”, në kryendeshjen e javës së 5-të të kampionatit. Vllaznia e nisi shumë mirë sfidën, me golin e Dungës, por më pas Kukësi përmbysi gjithçka me një Agim Ibraimi të jashtëzakonshëm. Kjo ndeshje u mbyll me rezultatin 2-4, Vllaznia pëson humbjen e parë, kurse kuksianët vazhdojnë ngjitjen me fitoren e dytë radhazi.

Tirana nuk arrin të dalë nga “errësira” dhe pavarësisht se trajneri Nevil Dede tha se skuadra e pret me entuziazëm derbin, gjasat janë që të jetë e kundërta. Kampionët në fuqi nuk fitojnë që prej javës së parë, Dede ka marrë vetëm 2 pikë në 3 ndeshje. Sot ishte më afër fitores, teksa Muçi e kaloi Tiranën në avantazh, por Kastrioti barazoi dhe dy skuadrat ndanë nga 1 pikë.
Po në krizë rezultati është edhe Teuta, që regjistron barazimin e tretë radhazi pa gola. Në fushën e Bylisit skuadra durrsake nuk shënoi, ndërsa trajneri Edi Martini ka akuzuar gjykimin. Ndeshja tjetër, Laçi-Apolonia, ka prodhuar më shumë gola. Ka përfunduar 6-1 për Laçin, që nënj drejtimin e Stavri Nicës ka luajtur “tenis” me fierakët.
Superiore, java e 5-të
Sot
Kastrioti-Tirana 1-1
Bylis-Teuta 0-0
Laçi-Apolonia 6-1
Partizani-Skënderbeu 4-0
Vllaznia-Kukësi 2-4
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje