Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona për kultivim të bimëve narkotike, ndërsa janë proceduar 7 kryepleq në fshatra, për shpërdorim detyre.
Policia thotë se në fshatin Vardardhë, Njësia Administrative Sukth, në një ambient të hapur, kanë konstatuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Në pranga kanë rënë shtetasit A. T., 43 vjeç dhe H. H., 34 vjeç, banues në Vardardhë, Sukth.
Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi Q. D., me detyrë kryeplak i fshatit Vardardhë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Po gjatë kontrollit të territorit, janë evidentuar disa raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Ndërkohë nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë u proceduan penalisht shtetasit:
O. K., me detyrë kryetar i Njësisë Administrative Cudhi, S. V., A. P., G. F., M. H., A. B. dhe S. S., me detyrë kryepleq të fshatrave Cudhi Zall, Bruz Zall, Shkretë, Cudhi Kampt, Bruz Mal dhe Mafsheq, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi nuk kanë kryer detyrën sipas ligjit, për të informuar Policinë për kultivimin e bimëve narkotike në zonat që ato mbulojnë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje