Rend dhe Ligj

Kultivim kanabisi, kontrolle me dron në zonën e Dibrës

Policia vijon me kontrollet me dronë për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Këtë herë policia ka ushtruar kontrolle në zonën e Dibrës.

Policia thotë se gjatë kontrollit të territorit janë angazhuar 50 punonjës policie dhe dy dronë.

Nga kontrollet me dronë nuk janë evidentuar raste të tentativës për kultivim të kanabisit.          

Ndërkohë, policia përveç kontrolleve në zonat e thella malore dhe në fshatra, ka ushtruar kontrolle edhe me këmbë në lagjet e qyteteve të qarkut Dibër, ku si rezultat në lagjen “Gjeologu”, në Bulqizë, ku ëhstë konstatuar një rast i kultivimit të kanabisit dhe është arrestuar një 31-vjeçar me inicialet S. T, pasi në oborrin e banesës së tij u gjetën të kultivuar disa fidanë narkotikë.

Policia thotë ndër të tjera se “kontrolli i territorit do të vijojë çdo ditë, duke kontrolluar dhe në zonat më të thella, falë përdorimit të flotës së dronëve dhe helikopterëve”.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/574414823272079/?epa=SEARCH_BOX

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë