Rend dhe Ligj

Kultivonin bimë narkotike, 2 të arrestuar dhe 1 në kërkim në Dibër

Policia e Dibrës ka zbuluar një rast të kultivimit të lëndëve narkotike në një pyll pranë fshatit Tomin.

Për ngjarjen është vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi G. SH dhe u shpall në kërkim i biri E. SH, pasi nuk u gjet në banesë.

Policia po ashtu ka arrestuar edhe kryeplakun e fshatit, shtetasin F. K, 52 vjeç, pasi nuk ka informuar autoritetet për kultivimin e bimëve narkotike.

Po gjatë kontrolleve është evidentuar dhe goditur edhe një rast i armëmbajtjes pa leje, duke vënë në pranga shtetasin G. H., 34 vjeç, banues në fshatin Tomin. Gjatë kontrollit në ambientet në administrim të këtij shtetasi, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, një armë gjahu çifte dhe një sasi municioni luftarak, të cilat i posedonte pa leje.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Dibrës, për hetime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë