Marash Kumbulla nuk i ka mbyllur ende llogaritë me Covid-19. Mbrojtësi i Kombëtares nuk mundi të bashkohej me kuqezinjtë për ndeshjet me Kazakistanin dhe Bjellorusinë, pasi rezultoi pozitiv dhe u izolua në shtëpinë e tij. Edhe e fejuara e tij, Greta, ka dalë pozitive, por që të dy janë mirë.
Lojtari i Romës ka bërë një postim në Instagram, ku bën një apel për të gjithë. “Unë jam mirë dhe po vazhdoj periudhën e karantinës. Për fat të keq, edhe e dashura ime, Greta, ka dalë pozitive me Covid-19, por fatmirësisht është asimptomatike dhe jemi të dy duke e kaluar këtë kohë izolimi, duke respektuar rregullat.
Nuk e humbasim durimin, përkundrazi. Harry Potter, që shpesh më ka sjellë buzëqeshje, po më ndihmon në këtë periudhë të vështirë. Ju përshëndes të gjithëve dhe ju këshilloj të jeni të kujdesshëm. Ky virus nuk duhet nënvlerësuar. Shihemi së shpejti”, – shkruan Kumbulla në Instagram. Mbrojtësi kuqezi dhe disa lojtarë të tjerë të Romës, i pari Xheko, dolën pozitivë disa ditë më parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje