Marash Kumbulla nuk debutoi në ”shtëpinë” e tij me fanellën e Veronës, ku Roma barazoi 0-0. Mbrojtësi kuqezi e ndoqi gjithë ndeshjen nga stoli, përkrah sulmuesit Edin Xheko, tashmë një çështje te Roma, pasi për sulmuesin boshnjak po insiston fort Juventusi.
Mbrojtësi shkodran kaloi vetëm pak ditë më parë nga Verona te Roma dhe pritej që të luante në këtë ndeshje, por trajneri Fonseka e ka kursyer. Verona-Roma ishte ndeshja e dytë e Serisë A, pak orë më parë ishte luajtur ndeshja hapëse mes Fiorentinës dhe Torinos, ku vendësit fituan me një gol të Kastrovilit.
Sot është radha të zbresin në fushë Elseid Hysaj dhe Kastriot Dermaku, dy mbrojtës të Kombëtares, të cilët do të sfidojnë njëri-tjetrin në stadiumin e Parmës. Hysaj, i përfolur për rinovimin me Napolin ditët e fundit, pritet të jetë titullar, ndoshta në krahun e majtë, pasi mungon portugezi Mario Rui. Parma e Dermakut ndërkohë sapo ka kaluar në dorë të amerikanëve dhe pritet që të nisë një kapitull të ri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje