Futboll

Kupa e Amerikës/ Argjentina u falet penalltive, në finale ndaj Brazilit (Video)

Do të jetë Argjentinë-Brazil finalja e Kupës së Amerikës, që do të luhet në “Maracanã” natën mes të shtunës dhe të dielës. Një finale e poritshme kjo, por duhet theksuar se Argjentina vuajti jo pak kundër Kolumbisë në gjysmëfinale, duke u kualifikuar pas gjuatjes së penalltive.

Koha e rregullt përfundoi në barazim, 1-1. Argjentina kaloi e para në avantazh me Lautaro Martinez pas 7 minutash lojë, por nuk arriti ta mbyllte ndeshjen me golin e dytë. Në pjesën e dytë Luis Diaz barazoi shifrat në 1-1. Skuadra e trajnerit Skaloni prodhoi lojë, krijoi shumë raste, por pa mundur të shënonte sërish. Edhe Kolumbia pati raste përveç golit, me protagonistë Emiliano Martinez dhe Barrios.

Fundi i ndeshjes ishte për “atak kardiak”. Lautaro Martinez, me portën bosh, goditi Barrios, duke humbur një gol të sigurt. Menjëherë më pas Lionel Mesi goditi shtyllën. Te penalltitë, Martinez priti gjuajtjet e Davinson Sançez dhe Minës, pas gabimit të De Paul tek Argjentina. Pritja ndaj Kardonës ishte vendimtare për të çuar Argjentinën në finale.

Brazili dhe Argjentina, dy kombëtaret më të rëndësishme të Amerikës së Jugut, do të takohen për herë të tretë në ndeshjen vendimtare për të diskutuar trofeun. Kolumbia dhe Peruja do të ndeshen për vendin e tretë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë