Futboll

Kupa e Amerikës/ Gol dhe asist nga Mesi, Argjentina në gjysmëfinale (video)

Spektakli i radhës nga Lionel Mesi mbylli programin e çerekfinaleve të Kupës së Amerikës. Argjentina ka kaluar në gjysmëfinale, ku do të përballet me Kolumbinë, që u kualifikua pas gjuajtjes së 11-metërshave ndaj Uruguajit.

“Pleshti” ishte fantastik në fitoren 3-0 ndaj Ekuadorit. Ai dha asistin e golit të parë për Rodrigo De Paul, më pas dyfishoi Lautaro Martinez dhe në fund goli i tretë që mban firmën e kapitenit. Skema e trajnerit Skaloni, 4-3-3, me tredhëmbëshin Mesi-Martinez-Gonzalez në sulm, funksionoi mirë. Mesi goditi shtyllën në pjesën e parë, pas një kthimit gabim të topit nga mbrojtja e Ekuadorit.

Ekuadori trembi në 2-3 raste prapavijën argjentinase, ndërsa në minutën e 40-të kualiteti bardhekaltër largoi fantazmat. Mesi pason saktë për De Paul, që me një “tap-in” i jep avantazhin Argjentinës. Goli i sigurisë do të vinte 6 minuta para fundit nga Lautaro Martinez. Në fund edhe goli i Mesit me një goditje dënimi në hyrje të zonës, me topin që shkon aty ku bashkohen dy shtyllat.

Në çerekfinalen tjetër të Kupës së Amerikës 2021, Kolumbia kaloi Uruguajin. Koha e rregullt përfundoi pa gola dhe kualifikimi u vend nga penalltitë. Kolumbia fitoi 2-4, falë një super Ospina, që priti dy penallti. Dy gjysmëfinalet e Kupës së Amerikës janë Argjentinë-Kolumbi dhe Brazil-Peru.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë