Luhen sot ndeshjet e para të turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë, rrugës më të shkurtër për të siguruar një vend në Kupat e Europës, veçanërisht për ato skuadra që nuk i kanë punët mirë në kampionat. Gjashtë nga tetë skuadrat që janë kualifikuar në këtë raund, e kanë marrë disi veten fizikisht, pasi kanë luajtur nga dy ndeshje në kampionat, pas ndërprerjes tremujore.
Do të jetë ndeshja e parë zyrtare ndërkohë për dy skuadra që vijnë nga Kategoria e Parë, Apolonia dhe Besëlidhja, dy “hirushet” e klompeticionet, që kanë eliminuar kundërshtarë nga Superiorja në raundin e 1/8-ve. Apolonia eliminoi Luftëtarin dhe sot ka punë me Kukësin, kurse Besëlidhja bëri bujë me eliminimin e Partizanit dhe tani kërkon edhe “kokën” e Tiranës. Patjetër që janë dy ekipe në rolin e sfidantit në këtë tur të Kupës së Shqipërisë, por nuk kanë asgjë për të humbur dhe do të luajnë lirshëm, duke menduar njëkohësisht për sfidat e kampionatit, ku kanë si objektiv kryesor kthimin në elitë.

Dy çifte më të balancuara janë ato mes Teutës dhe Vllaznisë dhe Bylisit dhe Skënderbeut. Ndeshjet e sotme fillojnë në orën 17:00, ndërsa ndeshjet e kthimit do të zhvillohen pas dy javësh. Në stadium vazhdojnë të mungojnë tifozët, për shkak të masave ndaj pandemisë së Kovid-19.
Kupa e Shqipërisë, çerekfinalet
Sot, ora 17:00
Apolonia-Kukësi
Tirana-Besëlidhja
Bylis-Skënderbeu
Teuta-Vllaznia
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje